Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Alarm fals, Coman mungon vetëm 3 javë

Dritë në fund të tynelit për Kingsley Coman. 23-vjeçari i cili u dëmtua në sfidën e Champions League që Bayern Munich fitoi 3-1 ndaj Tottenhamit, duke dalë nga fusha në minutën e 27-të për shkak të një goditjeje në gjurin e majtë duket se do ia hedhë lehtë, pasi do të qëndrojë jashtë fushës vetëm për tre javë. Në fillim mjekët dyshuan për një dëmtim të rëndë, por vizitat e detajuara mjekësore vërtetuan se ligamentet në gjurin e francezit nuk ishin prekur, duke lehtësuar kështu si futbollistin ashtu edhe klubin gjerman që pritet ta ketë në dispozicion lojtarin pas tre javësh.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...