Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Alarm fals, Ronaldo në fushë ndaj Napolit!

Asnjë problem për Crisitano Ronaldon. Ylli portugez është stërvitur rregullisht me grupin këtë të enjte dhe do të jetë në fushën të dielën në mbrëmje ndaj Napolit, kështu që trajneri i bardhezinjëve Massimiliano Allegri mund të marrë frymë lirisht. Fillimisht u mendua se Ronaldo do të mungonte në supersfidën e San Paolos pasi kishte marrë një goditje në ndeshjen e fundit ndaj Bolognas por gjithçka rezultoi një alarm fals. CR7-ta do të zbresë rregullisht në fushë për të ndihmuar Juven që të mbyllë përfundimisht garën për titull në Serie A, pasi aktualisht diferenca me Napolin është 13 pikë dhe në rast të një suksesi të bardhezinjëve do të shkonte në +16, edhe pse e rëndësishme për skuadrën e Allegrit është të mos humbasë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...