Juventusi në gjendje alarmi. Situatë aspak e favorshme paraqitet në kampin e bardhezinjve, pasi shumë lojtarë pritet të mos jenë të gatshëm për sfidën e së shtunës së ardhshme ndaj Lazios. Mario Mandzukic dhe Andrea Barzagli janë dy emrat e fundit që i bashkohen listës së të dëmtuarve. Sulmuesi kroat pësoi një dëmtim në takimin e Kroacisë ndërsa Marchisio pas operacionit është duke u stërvitur i vecuar, por faza e rikuperimit për të pritet të zgjasë. Khedira gjithashtu vazhdon të ndiejë shqetësime në pjesën e gjurit, ndërkohë i sapoardhuri Howedes ka nisur të vrapojë, por fizikisht mbetet prapa me përgatitjet. Pjanic dhe Barzagli me shumë mundësi do të jenë të aftë për të luajtur vetëm në ndeshjen e Champions League ndaj Sportingut të Lisbonës. Në “bokse” do të qëndrojë dhe De Sciglio, ndërsa rikthimi i kroatit Pjaca do të jetë i mundur vetëm në Nëntor. Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ndodhet në pozita të vështira. Tetë emra të formacionit bazë të dëmtuar me kampionatin që rifillion fundjavën e ardhshme. Deri atëherë numrit një të bardhezinjve nuk i ngelet gjë tjetër vecse të shpresojë që të paktën disa prej këtyre emrave të jenë të gatshëm për sfidën ndaj Lazios.
