Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Alarmi mbi koronavirusin, shtyhet Çmimi i Madh i Shanghait

Virusi vdekjeprurës që ka prekur Kinën dhe po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, vijon të jetë alarmant dhe po ndikon jo pak edhe në kalendarët sportivë, ashtu si në të gjitha sferat e jetës.

Kështu së fundi organizatorët e Formulës 1 kanë vendosur të shtyjnë për një afat të pacaktuar Çmimin e Madh të Kinës, të parashikuar për t’u mbajtur më 19 prill në Shanghai, në kuadër të sezonit të ri.

Zyrtarisht shkak për këtë shtyrje është bërë virusi që po përhapet me shpejtësi, ndërsa organizatorët nuk kanë ndërmend të rrezikojnë, pa u siguruar më parë për vënien nën kontroll të tij, ndaj edhe nuk kanë propozuar një tjetër datë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...