Milan është në emergjencë sa i takon repartit difensiv aty ku Pierre Kalulu pritet të mungojë për katër muajt e ardhshëm, ndërsa argjentinasi, Marco Pellegrino mund të jetë i padisponueshëm për dy muaj. Në këtë listë është edhe Simon Kjaer i cili nuk ofron më vazhdimësi dhe problemet fizike e detyrojnë të ndalojë herë pas here.
Në këtë formë, Milan është duke pritur me padurim merkaton e janarit aty ku drejtuesit do të ndërhyjnë për t’i dhënë “frymëmarrje” trajnerit Stefano Pioli. Alternativat nuk mungojnë, por i preferuari i kuqezinjve është Jakub Kiwior. Polaku është pjesë e Arsenal dhe te Milan e pëlqejnë për shkak se mund të mbulojë thuajse të gjithë pozicionet e mbrojtjes, si një “xhol” i vërtetë.
-
Lexo edhe:
- Ndryshon organizimi i “Topit të Artë”, ndërhyn edhe UEFA! Shtohen dy çmime të reja
- Air Albania në kapacitet maksimal, biletat mbarojnë për punë orësh
- Katër orë në sallën e operacionit, Neymar kryen një nga ndërhyrjet më të vështira
- Ish-lojtari i Barcelonës habit me deklaratën: Messi nuk është një shembull i mirë
Një tjetër plus është edhe fakti se lojtari i datëlindjes 2000 e njeh mjaft mirë kampionatin italian duke qenë se në të kaluarën është aktivizuar me Spezian. Te Arsenal nuk po gjen minutat e duhura pasi Mikel Arteta preferon dyshen Saliba dhe Gabriel, ndaj një rikthim në Itali mund të merret në konsideratë nga Kiwior.
Sakaq, nëse nuk ia dalin të bidin Arsenalin për një huazim të polakut, te Milan po studiojnë edhe pista të tjera duke nisur me Lloyd Kelly të Bournemouth, Juan Miranda të Betis apo edhe 19-vjeçarin e PAOK, Konstantinos Koulierakis.
