Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

Alarmohet Real Madrid, nga Arabia Saudite duan t’i “rrëmbejnë” Rudiger-in

Klubet nga Arabia Saudite vazhdojnë të mbajnë fokusin e merkatos në Europë.

Së fundmi nga mediet spanjolle raportohet se te Real Madrid janë alarmuar, pasi Al-Nassr është shumë i interesuar për një nga titullarët e skuadrës së Carlo Ancelotti-t.

Lexo edhe:

Klubi ku luan Cristiano Ronaldo dëshiron që sezonin e ardhshëm të ketë në ekip një mbrojtës klasi siç është Antonio Rudiger.

Për të tunduar qendërmbrojtësin gjerman të Real-it, klubi saudit ka vendosur në tavolinë një pagë prej 100 milionë eurosh në katër sezone.

Në një situatë të tillë Rudiger do të duhet të vendos mes qëndrimit te madrilenët për më shumë trofe e lavdi apo do t’i dorëzohet rrogës faraonike që Al-Nassr është gati t’ia dhurojë.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...