Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Alban Bushi: I kemi marrë lojtarë Kosovës? Kush flet shqip, është shqiptar

Kombëtarja Shqiptare U 21 është duke u përgatitur për dy ndeshjet miqësore përballë Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë. Trajneri Alban Bushi kërkon progresin nga djemtë e tij, teksa paralajmëron se do t’u përshtatet karakteristikave të kundërshtareve.

“Do t’i përshtatemi skemës që luajnë ata, ne po mendojmë për të ardhmem. Rezultati duhet të na japë moral më të lartë për të ardhmen. Grupi është i ri këtë vit por, cilësor.”

Një përgjigje nga Bushi edhe në lidhje me polemikat e krijuara për përzgjedhjen e lojtarëve me origjinë nga Kosova.

“Kam marrë lojtarë shqiptarë dhe jo të Kosovës, çdo lojtar që flet shqip në botë është shqiptar, pavarësisht ku zgjedh të luajë. Problemet me procedurat që kanë ndodhur sjellin këtë situata të pakëndshme.”

Për shkak të dëmtimeve të shumta, trajneri Reja ka afruar Eljon Toçin nga Kombëtarja U-21. Alban Bushi mendon se futbollisti i Fiorentinës U-19 është një lojtar më shumë vlera dhe do të bëjë shumë mirë në Kombëtare.

Lojtar shumë cilësor për të ardhmen, trajneri e ka marrë për ndeshjet, pasi është lojtar që ka vlerë dhe do të bëjë mirë në Kombëtare, siç kanë bërë dhe të tjerë para tij. Ne kemi marrë lojtarë të talentuar dhe çdonjëri duhet të bëjë mirë dhe në Kombëtaren A.”

Në fund, trajneri Alban Bushi vë theksin edhe mbi politikën e federatës për të afruar sa më shumë talente, duke u dhënë mundësinë të ngjisin shkallët deri në Kombëtarën A.

“Ne kemi marrë shumë lojtarë, strategjia e Federatës është kjo: kush është talent, duhet t’i kalojë shkallët një nga një. Rasti i Kumbullës, që pas 3 vitesh kaloi tek ekipi A është më domethënësi. Ne, gjatë gjithë kohës, përmirësohemi dhe marrim më shumë eksperiencë dhe dalin gjëra të reja. E  rëndësishme është të bëjmë mirë dhe ne duam që të ngrihemi. Kombëtarja A na ka marrë shumë lojtarë, por ky është qëllimi.”

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...