Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Albano Aleksi zgjedh kryeqytetin, prezantohet te skuadra e re

Albano Aleksi bashkohet me kampionët. Vetëm pak ditë pas largimit nga Teuta, mesfushori ka firmosur me bardheblutë dhe do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Orges Shehi, për t’u përgatitur për eliminatoret e Ligës së Kampionëve.

Lajmin për marrëveshjen e ka dhënë vetë klubi i Tiranës, që zbulon se me Aleksin është firmosur kontratë 1-vjeçare. Mesfushori 29-vjeçar ka qenë një nga më të spikaturit në 4-5 vitet e fundit në Superiore dhe ka fituar gjithçka me Teutën, gjatë qëndrimit 3-vjeçar në Durrës.

Me Aleksin kompletohet edhe më shumë mesfusha e Tiranës, pasi tashmë Shehi do të ketë në dispozicion një shkatërrues luftarak, por edhe me cilësi mjaft të mira teknike.

Albano Aleksi është afrimi i parë i Tiranës në këtë merkato, teksa në ditët e ardhshme pritet që kryeqytetasve t’u bashkohen të tjerë elementë cilësore, në mënyrë që skuadra të bëjë një përfaqësim sa më dinjitoz në Europë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...