Kategoria Superiore

Albi Alla bën Kukësin “të qajë” largimin e tij, i jep fitoren Flamurtarit

Kukësi ndëshkohet nga Albi Alla, mbrojtësi që deri pak ditë më parë ishte nën urdhrat e Armando Cungut, por që në sfidën përmbyllëse të javës së dytë të Superiore rezultoi heroi i Flamurtarit. Goli i pogradecarit, i përzgjedhur titullar kundër verilindorëve, ishte vendimtar për tri pikët e formacionit të Dajës.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë e aksione të shpejta nga të dy krahët, me rastet me të rrezikshme që u shfaqën fillimisht në portën e vlonjatëve. Enea Kolici fillimisht ndali i sigurt goditjen e Reginaldos në minutën e 8-të, ndërsa në të 20-tën goditja me kokë e Dzarias përfundoi në këmbët e Reginaldos, para se të ndërhynte portieri. Ishte një rast i pastër për verilindorët, i pashfrytëzuar si duhet nga gjeorgjiani.

Kur të gjitha mendonin se pjesa e parë do të mbyllej në barazim pa gol, Albi Alla, në ndeshjen debutuese me kuqezinjtë, ndëshkoi ish-skuadrën e tij me një goditje tepër të saktë me kokë, si rezultat i konkretizimit të një skeme me protagonsit Torassën, që krosoi saktë në qendër të zonës. 1-0.

Cungu preferoi të ndryshonte diçka që në fillim të pjesës së dytë, me Harbën, që mori vendin e Limajt, ndërsa Daja ishte i detyruar të mbante në dhomat e zhveshjes të dëmtuarin Torassa, duke aktivizuar Mustafën.

Loja u bë edhe më e ashpër në pjesën e dytë, me Kukësin që kërkonte të shmangte humbjen, ndërsa Flamurtari një fitore edhe më bindëse. Maloku ndërhyn në kohë pas një kombinimit të futbollistëve vlonjatë, ndërsa Cuculi nuk koordinohet në goditje në minutën e 83-të, pas një krosimi në zonën e Flamurtarit. Nuk sollën frytet e kërkuara përpjekjet e fundit të Kukësit për të shmangur humbjen, me vërshëllimën e fundit të gjyqtarit Alla që sanksionon fitoren e parë të Flamurtarit në këtë sezon.

Duhet theksuar që kjo ndeshje u luajt në një fushë aspak cilësore, ku mungonte bari, edhe pse është ende sezoni i verës dhe u luajt takimi i parë i kampionatit në Vlorë.

Skënderbeu me stof kampioni, Kastrioti pëson 3 në Fushë Krujë

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top