Futboll

Albian Ajeti bën hapin e madh, e ardhmja projektohet në Angli

E ardhmja e Albian Ajetit sipas të gjitha gjasave do të jetë në Angli. Duke iu referuar lajmeve që raportojnë mediat në ishull, sulmuesi i Baselit do të transferohet në Angli por nuk dihet ende se te cila skuadër West Ham apo West Bromwich Albion. Të dyja klubet kanë arritur akordin me Baselin për të blerë kartonin e lojtarit për shumën e 10 milionë eurove, por tashmë topi kalon te talenti shqiptar i cili luan për përfaqësuesen e Zvicrës. Do të jetë vetë vëllai i mbrojtësit të kombëtares kuqezi Arlind Ajeti ai që do të vendosë se cili do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm mes West Ham dhe West Bromwich.

Nëse zgjedh çekanët e Manuel Pellegrinit për të luajtur në Premier League, Ajeti do ta ketë më të vështirë të aktivizohet rregullisht pasi te West Ham duhet të luftojë për një vend në qëndër të sulmit me emra të rëndësishëm si Sebastian Haller dhe Javier Hernandez ndërkohë nëse vendos të transferohet te West Bromwich në Championship që drejtohet nga trajneri kroat Slaven Bilic atëherë 22-vjeçari do të shndërrohej në zgjedhjen e parë të sulmit dhe të aktivizohej në çdo ndeshje. Deri të enjten do të mësohet edhe e ardhmja e sulmuesit me origjinë shqiptare, pasi në mbrëmjen e 8 gushtit mbyllet merkato në Angli. Albian Ajeti i cili në sezonin e kaluar shënoi 21 gola në të gjitha kompeticionet me Baselin edhe këtë sezon e ka nisur në mënyrën më të mirë duke shënuar 1 gol në kampionatin zviceran 1 ndaj PSV-së në kualifikueset e Champions League.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency