Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Albian Ajeti u shënon grekëve,mban në lojë Baselin

Albian Ajeti, vëllai i mbrojtësit të kombëtares shqiptare Arlind Ajeti shënoi një gol me peshë në sfidën e turit të dytë kualifikues të Championsit me Paokut të Selanikut dhe Baselit që përfundoi me fitoren 2-1 të skuadrës helene. Sulmuesi me orgjinë shqiptare i cili ka zgjedhur të luajë për përfaqësuesen zvicerane në minutën e 82-të realizoi golin e vetëm të Baselit me një goditje me kokë duke ngushtuar shifrat dhe duke i dhënë një bonus të madh skuadrës zvicerane për ndeshjen e kthimit pasi Baselit tashmë do t’i mjaftonte një fitore me shifrat 1-0 për t’u kualifikuar në raundin e tretë. Ndërkohë golat për skuadrën greke u realizuan nga spanjoli Canas dhe serbi Prijovic.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...