Futboll

Aldi Topçiu: Të respektohet parimi i paanësisë politike, jo presioneve

Aldi Topçiu, drejtori juridik dhe i licencimeve në FSHF-së, ka ngritur shqetësimin për ndërhyrjet e politike tek anëtarët e FSHF-së. Ai e ka bërë të qartë se këto ndërhyrje, sikurse ka ndodhur në të shkruarën,  janë të destinuara të dështojnë. Duke iu referuar presioneve në Shoqatën Rajonale të Tiranës, Topçi ka treguar se ky anëtar i FSHF-së i është drejtuar për ndihmë FIFA-s dhe UEFA-s.  

“Këto takime janë përshkruar nga ata që kanë marrë pjesë si thirrje në hetuesinë e dikurshme, ku njerëzit lihen të presin me orë të tëra, në mungesë komunikimi me jashtë, në një gjendje të rënduar psikologjike për shkak të presionit. Fati i mirë që shoqata rajonale e Tiranës ka njoftuar UEFA-n dhe FIFA-n, duke kërkuar ndihmë për të gjitha veprimet që janë duke ndodhur, disa prej tyre të provuara me pamje filmike.

Do të doja të siguroja çdo anëtar të Federatës shqiptare të Futbollit që është detyrë statutore e FSHF-së, që t’i mbrojë anëtarët e saj nga çdo ndërhyrje e papërshtatshme, aq më tepër politike. Duhet të bëj një dallim të madh mes zgjedhjeve politike dhe të organeve të futbollit. Forca e organizatave sportive qëndron në pavarësinë e tyre politike dhe ekonomike. Nuk është si në zgjedhjet politike, ku mund të bëhej pre e më të fortit dhe më të pasurit.

Dua gjithashtu të shpjegoj që në bazë të statutit, të gjithë anëtarët që nuk e respektojnë parimin e paanësisë politike, kuorumi nuk do t’iu llogaritet këtyre anëtarëve. Prandaj, i ftoj të gjithë të jenë të qetë në veprimet e tyre dhe të mos ndikohen nga këto presione politike dhe të vazhdojnë rrugën e tyre për zhvillimin e futbollit në Shqipërisë. Përvojat kanë treguar se kushdo që kërkon ndihmën për ta drejtuar futbollin jashtë komunitetit të futbollit është i destinuar të dështojë.”

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency