Connect with us

Hi, what are you looking for?

MotoGP

Aleix Espargaro surprizon në Australi

Aleix Espargaro regjistroi kohën më të shpejtë të ditës së parë në Çmimin e Madh të Australisë, teksa përmirësoi ndjeshëm kohën e 24-vjeçarit spanjoll Marc Marquez në sesionin e parë. Në provat e para të lira kampioni në fuqi i botës e frenoi kronometrin në 1’29″602, ndërsa në sesionin e dytë piloti i skuadrës Gresini siguroi me Aprilian e tij kohën 1’29″225, duke mposhtur liderin e kampionatit për vetëm 0,005″. Pas 3 herë kampionit të Klasit Mbretëror u pozicionua ndjekësi i tij më i afërt Andrea Dovizioso, që në klasifikimin e përgjithshëm numëron vetëm 11 pikë më pak. Piloti i Ducati-t e mbylli ditën në vendin e tretë, me 0,1″ diferencë kundrejt dyshes së kreut, ndërkaq piloti i ekipit të Lucio Cecchinello-s britaniku Cal Crutchlow i përfundoi provat me Honda-n e tij në vendin e katërt, për vetëm 0,007″ më shumë se sa piloti italian.

Në vendet pesë dhe gjashtë u renditën respektivisht Maverick Vinales dhe Jack Miller, që u ndanë nga vetëm 0,043″, ndërsa më pas u klasifikuan me radhë Andrea Iannone, Johan Zarco, Dani Pedrosa dhe Pol Espargaro. Jashtë dhjetëshes së parë u pozicionuan njëri pas tjetrit dy ish-shokët e Yamaha-s zyrtare Jorge Lorenzo dhe Valentino Rossi, me Doktorin që regjistroi kohën 1’29″977, plot treçerek sekonde me vonesë kundrejt vendit të parë. Koha e Aleix Espargaro-s në fund sidoqoftë është 1,3″ më e ngadaltë se sa rekordi i pistës që është vendosur që në vitin 2013 nga Jorge Lorenzo, gjithsesi provat zyrtare të ditës së shtunë priten me shumë interes pasi në Phillip Island 16 pilotët e parë e mbyllën ditën hapëse në harkun e vetëm një sekonde.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...