Abissnet Superiore

Aleksi: Besoj te titulli kampion, në fushë nuk i kërkoj falje askujt

Albano Aleksi ishte një nga më të mirët në sfidën Dinamo-Teuta, pasi krosoi në momentin e autogolit të Bakajt, por ishte edhe një digë para mbrojtjes durrsake, duke thyer shumë aksione dhe organizuar manovrën sulmuese.

Në intervistën për SuperSport pranoi se është pak gjaknxehtë në fushë dhe nuk ngurroi të tregojë diferencat mes Teutës aktuale e asaj që fitoi titullin vitin e kaluar.

“Shumë faleminderit për fjalët e mira. Edhe kritikat janë të mira, pasi të ndihmojnë për t’u përmirësuar. Unë jam njeri që i dëgjoj shumë kritikat, të them të drejtën.

Jam lojtar agresiv dhe dua të jem fitues në çdo aspekt, kjo më bën mirë se më mban në tonus. Në fushë nuk i kërkoj askujt falje pasi secili lufton për fanellën që ka veshur. Jashtë jemi shokë dhe kërkojmë falje, por në fushë japim thjeshtë dorën.

Renato ka qenë ish kapiten i ekipit dhe e njohim e na njeh shumë mirë. Ai kërkon të arrijë shumë dhe e ka nisur në një moment të vështirë, por atij i pëlqejnë sfidat, ndaj shpresoj t’ia dalë.

Ka ndryshim shumë të madh, pasi janë ndërruar shumë lojtarë. Kemi pasur një ngërç, që shpresoj ta kalojmë me këtë fitore, por është shpejt për të bërë krahasime. Megjithatë unë kam besim te shokët e mi, ndaj pse të mos shohim për një titull të dytë, ndonëse është shumë e vështirë.
ti
Unë kam pak qejf që kur shkon minuta e 90’, si çdo lojtar, të bëj pak zvarritje e vonesa loje. Ne vin e kaluar ishim 11 pikë larg dhe ia dolëm të shkojmë te titulli, ndaj pse të mos besojmë edhe këtë sezon”, u shpreh Aleksi.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency