Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Aleksi: Fitorja me Laçin, nga ndeshjet më të mira të Luftëtarit

Albano Aleksi u zgjodh lojtari më i mirë i sfidës ndaj Laçit. Në prononcimin pas ndeshjes, u shpreh:

“Besoj se për mua ishte një ndeshje e radhës. Jap maksimumin si çdo lojtar tjetër. Ekipi ka bërë një nga ndeshjet më të mira. Nuk kishim presion. Luajtëm futbollin tonë dhe arritëm të fitonim. Rreziku në fund? Mund të ketë qenë edhe lodhja fizike, edhe përqendrimi. Pavarësisht kësaj, e kaluam me sukses. Jemi shumë te qetë.”

Tensioni me klubin: Janë gjëra që i përkasin të shkuarës. Ishte vendim i klubit. Unë stërvitesha me të rinjtë e Luftëtarit. Stërvitesha 2 herë në ditë. Nuk kemi arritur në një konkluzion për kontratën e re. Ja kemi lënë kohës, në qoftë se zgjidhet, në të kundërt, Zoti të na i bëjë mbarë të dyve.”

Pozicioni në fushë: Nga mungesa e Ramadanit, Ahmataj vendosi që të luaja unë para mbrojtjes. E bëj më së miri këtë rol. Çdo lojtar do jepte maksimumin. Luaj në çdo rol që më thotë trajneri dhe ku ka nevojë ekipi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...