Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Alessio Romagnoli zgjedh klubin e ri, vendimtare oferta e fundit

Alessio Romagnoli zgjedh Lazion. Ish-kapiteni i Milanit, që u largua nga kuqezinjtë pasi i përfundoi kontrata, kishte marrë në shqyrtim disa oferta të ardhura në drejtim të tij, por në fund ka zgjedhur kryeqytetasit.

Vendimtare ka qenë oferta e fundit e Lazios, që i ka ofruar mbrojtësit 2.9 milionë euro neto dhe shumë bonuse të tjera, që mund ta çojnë pagën edhe më tepër se 4 milionë euro në sezon.

Kjo ofertë ka joshur jo pak Romagnolin, që ka vendosur të refuzojë Fulhamin, pasi dëshiron të qëndrojë në Itali dhe në orët e ardhshme pritet të vijë zyrtarizimi, që do ta lidhë mbrojtësin me Lazion deri në verën e 2027-ës.

Mbrojtësi 27-vjeçar mbyll kështu përfundimisht një epokë 7-vjeçare me fanellën e Milanit, ku ishte titullar, mbajti shiritin e kapitenit dhe i dha fund me titullin kampion në fund të muajit maj.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...