La Liga

Atletico, gati ta blejë Griezmannin, kushtet që i vë Barçës dhe francezit

Atlético e Madridit është gati të nisë negociatat për blerjen përfundimtare të kartonit të Antoine Grezmannit, i cili po kërkon më shumë minuta në këmbë kur jemi më pak se dy muaj nga Botërori “Katar 2022”. Ekziston një klauzolë blerjeje e detyrueshme për 40 milionë euro, që hyn në fuqi nëse francezi do të luajë më shumë se 45 minuta në mbi 50% të ndeshjeve për dy sezone. Drejtuesit e “Los Colchoneros”, në fakt, duan të paguajnë jo më shumë se 20-25 milionë.

Arritja e një marrëveshjeje do të lehtësonte Simeonen dhe vetë Griezmannin, që po pranon si profesionist situatën, por që nuk është aspak komod me faktin që duhet të qëndrojë më shumë në stol sesa në fushë. Griezmannit i duhet të jetë sa më në formë për të bindur edhe trajnerin e Francës, Dechamps, për një vend titullari në turneun e Katarit.

Paralelisht me negociatat mes Atléticos dhe Barçës, klubi bardhekuq po zhvillon bisedime edhe me përfaqësuesit e lojtarit, i cili duhet të pranojë ulje të mëtejshme të pagës, sikurse veproi veproi kur la fillimisht “Campo Noun” kur pranoi zbritjen nga 16 në 12 milionë.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency