Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Alex Oxlade-Chamberlain zyrtarisht lojtar i Livepoolit

Alex Oxlade-Chamberlain vesh zyrtarisht fanellën e Liverpoolit në ditën e fundit të merkatos, pas arritjes së marrëveshjes prej 35 milionë paundësh që u inkasuan në arkat e Arsenalit. Foto e sulmuesit të krahut me fanellen e Thë Reds tashmë bën xhiron e internetit, duke bërë të qarta edhe detajet e marrëveshjes, ku mësohet se 24 vjecari ka  nënshkruar një kontratë 5 vjecare me një pagë prej 120 mijë paundësh në javë, duke iu bashkuar kështu skuadrës së Jurgen Kloop në Anfield. Kontrollet mjekësore u kryen në Saint George Park, ku anglezi është aktualisht duke u  stërvitur me Kombëtaren Angleze për Eiminatoret e Botërorit.

Oxlade-Chamberlain numëron plot 132 prezenca në Premier League me Topcinjtë e Londrës gjatë këtyre 6 viteve. Në të vërtetë Chamberlain refuzoi t’i bashkohej ekipit të Antonio Contes në Stamford Bridge, pavarësisht faktit se Arsenali kishte rënë dakort për ta pranuar ofertën prej 35 milionë paundësh të Chelseat në fillim të kësaj jave. Gjithashtu, Topcinjtë i bënë të gjitha tentativat për ta mbajtur sulmuesin e krahut në ekipin e Arsene Wengër, duke i ofruar një pagë të rritur prej £180 mijë paundësh në javë dhe një zgjatje kontrate, po preferenca e tij përfundimisht rezultoi të ishte Liverpooli, ku pranoi një pagë javore me 60 mijë paundë më pak, por me një rol më protagonist në të ardhmen ashtu sic i ka premtuar Klopp.

Lajme të tjera

Francë

Historia mes Paris Saint-Germain dhe Kylian Mbappe duket se ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Trajneri Luis Enrique, vendosi ta zëvendësonte sulmuesin në minutën...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Featured

Rey Manaj është duke kaluar një nga momentet e tij më të mira bë karrierë. Sulmuesi shqiptar ka gjetur këtë të dielë golin e...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...