Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Algjeria në gjysmëfinale, eliminon me 11-metërsha Bregun e Fildishtë

Do të jetë Algjeria kundërshtarja e Nigerisë në gjysmëfinalen e Kupës së Kombeve të Afrikës. “Dhelprat e Shkretëtirës” eliminuan Bregun e Fildishtë vetëm pas goditjeve të 11-metërshave, pasi koha e rregullt dhe shtesa me dy kohë prej 15 minutash përfunduan në barazim 1-1.

Algjeria e zhbllokoi rezultatin që në minutën e 20-të me Feghouli, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Bounedjah gaboi nga pika e bardhë e penalltisë për të shënuar golin e sigurisë. Bregu i Fildishtë e shfrytëzoi këtë epërsi psikologjike duke barazuar shifrat në minutën e 62-të me Kodjia. Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura dhe as në shtesë.

Në ruletën e penalltive nga futbollistët e Bregut të Fildishtë gabuan Bonie dhe Serey Die, ndërsa për Algjerinë nuk pati shënjestrën e duhur vetëm Belaily.

Gjysmëfinalja tjetër në Kupën e Kombeve të Afrikës do të jetë Senegal-Tunizi. Madagaskari, që kishte surprizuar deri në këtë fazë, u mposht 3-0 nga tunizianët.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...