Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Algoritmi i CIES: Mbappe më i shtrenjti, sa poshtë Messi e Ronaldo!

Postimi i parë javor i vitit 2019 i CIES, observatorit të njohur të futbollit, paraqet 100 lojtarët me vlerën më të madhe në treg sipas një një algoritmi ekskluziv.

Kryeson listën 20-vjeçari francez Kylian Mbappé, kartoni I të cilit vlerësohet 218.5 milionë euro, i dyti është Harry Kane me 200.3 milionë, me anglezin që klasifikohet para Neymarit, që ka një vlerë 197.1 milionë euro.

Interesant fakti që Lionel Messi është i 7-ti në listë, me 171.2 milionë euro, ndërsa Cristiano Ronaldo i 19-ti me 127.2 milionë.

I vetmi futbollist shqiptar në listën e 100 futbollistëve me vlerën më të lartë është Granit Xhaka i Arsenalit, që vlerësohet 62.9 milionë euro.

Në mesin e 27 futbollistëve me një vlerë të llogaritur prej më shumë se 100 milionë euro, gjashtëmbëdhjetë prej tyre luajnë në Premier Ligë, pesë në La Liga, tre në Serie A, dy në Ligue 1 dhe një në Bundesliga. Njëmbëdhjetë vende kanë përfaqësues me një vlerë të llogaritur prej më shumë se 100 milionë euro: Brazili (6 lojtarë), Anglia (5), Franca (5), Argjentina (2), Portugali (2), Belgjika (2), Egjipti (1) Gjermania (1), Senegali (1), Uruguai (1) dhe Italia (1).

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...