Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Alimi e Cuculi: Nuk jemi për turizëm

Ky sezon ka nisur në mënyrë fantastike për Shkëndijën e Tetovës që pasi kaloi tre ture në Europa League për të dytin rradhazi, i bëri edhe një fillim të shkëlqyer kampionatit maqedonas duke mposhtur në javën e parë me shifrat 2-0 rivalët për titull të Vardarit të Shkupit. Por tashmë misioni vështirësohet për kuqezinjtë tetovarë të cilët këtë të Enjte do të luajnë një sfidë historike pasi do të mitikun San Siro gjigandët italianë të Milanit. Edhe pse bëhet fjalë për një emër shumë të madh Armend Alimi dhe Ardian Cuculi përcjellin qetësi përpara sfidës së parë të play-offit të Europa League.

Milani në letër të tremb, por sipas 30-vjecarit edhe futbollistët e Shkëndijës kanë eksperiencën e nevojshme për të përballuar me sukses sfida të tilla.

Ndaj Milanit në San Siro Armend Alimi ëndërron një tjetër gol si ai ndaj Vardarit edhe pse mesfushori 29-vjecar vë në plan të parë paraqitjen e skuadrës.

Edhe pse është shumë inferiore krahasuar me Milanin, Shkëndija nuk ka shkuar për turizëm në Milano dhe për Armend Alimin dhe Ardian Cuculin, kuqezinjtë shpresojnë të largohen me një rezultat të mirë nga San Siro.

Lajme të tjera

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Gjermani

Julian Nagelsmann ka folur për herë të parë si trajner i kombëtares së Gjermanisë. Në një prononcim për mediet, ish-tekniku i Bayern Munich u...