Rusi 2018

Alisson: E ardhmja? Dua të jem i qetë në Botëror

Portieri i Romës Alisson dëshiron të shkojë në Rusi me përfaqësuesen e Brazilit duke e ditur destinacionin e tij për sezonin e ardhshëm. 25-vjeçari kërkohet me ngulm nga Reali i Madridit dhe Liverpooli, por Roma po bën të pamundurën që të mbajë të paktën edhe për një vit.

“E ardhmja ime? Besoj se do të zgjidhet shumë shpejt, madje para Botërorit. Kjo është ajo që dua edhe unë. Për të qenë i sinqertë, bisedimet ua kam lënë në dorë përfaqësuesve të mi. Nëse nuk do të vendosim para Botërorit, atëherë për këtë temë do të duhet të flasim vetëm pas “Rusi 2018”, sepse dua të jem i përqendruar maksimalisht në këtë turne.”

I ngacmuar veçanërisht për ofertën e Realit të Madridit, Alisson, pas miqësores me Austrinë, u përgjigj:

Ekzistojnë disa mundësi, po punojmë në disa pista. Bashkë me Romën do të vendosim se çfarë do të bëjmë, sigurisht në respekt të klubit. Të shohim nëse do të ndodhë diçka këtë javë.”

To Top