Premier League

Alisson hero, Liverpooli e Manchester United bëjnë paqe në “Anfield”

Liverpooli dhe Manchester United ndanë pikët në “Anfield” (0-0) në një sfidë emocionuese dhe me shumë raste, por që i mungoi “qershia mbi tortë”, goli. “Djajtë e Kuq”, duhet theksuar ishin më pranë fitores, teksa Alisson të paktën në dy raste u mohoi gola të sigurtë futbollistëve vendës. Skuadra e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer ruan kreun e Premier Leagues-s, me 37 pikë, tri më shumë se Liverpooli, që mbetet në vendin e tretë më një pikë më pak se Leicester City.

Sa i përket kronikës, momenti më i vështirë në pjesën e parë ishte ai minutës së 34-t, me Bruno Fernandesin që provoi nga goditja e lirë, por topi shkoi ngjitur më shtyllën.

Në minutën e 62-të pati drithërima në portën e “Djajve të Kuq”. Lëviz bukur Firminho brenda zonës, pason për Salah, që mes disa mbrojtësve arrin të godasë, por topi i devijuar përfundon jashtë.

Vetëm pak çaste më vonë, Bruno Fernandes godet drejtpërdrejt në duart e Alisson, i cili 10 minuta më vonë bëri mrekullinë, duke i mohuar golin portugezit nga një distancë e afërt.

Minutat e fundit ishin edhe më emocionese, me aksione në të dy krahët. Alcantara vuri në provë në të 78-ën De Gean me një goditje nga distanca, për të ardhur më pas te mrekullia e Alisson, që sikurse në rastin e Fernandesit i mohoi golit francezit Pogba.

Asgjë nuk ndryshoi në minutat e fundit, pavarësisht tentativave të të dyja skuadrave për të rrëmbyer fitoren.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency