Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Aliti kërkohet nga klubi i madh suedez, ja shifra që synon Skënderbeu!

Fidan Aliti është çështja më e nxehtë në kampin korçar në këtë merkato. Ndërkohë që skuadra ka nisur përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit në kompleksin Tropikal në Durrës, drejtuesit e Skënderbeut po punojnë për të bërë të mundur shitjen e mbrojtësit të përfaqësueses kosovare për të forcuar akoma edhe më shumë financat e skuadrës. Për Alitin që në të kaluarën ka luajtur në Superligën zvicerane dhe kampionatin kroat interesohen dy skuadra suedeze. Hammarby është klubi që ka shfaqur më shumë interes për 25-vjeçarin nga Presheva që përveç se si mbrojtës qëndre bën shumë mirë edhe rolin e mbrojtësit të majtë. Por shumë që kërkon Skënderbeu për të lënë të lirë Alitin ka trembur drejtuesit e Hammarby-it të cilët mesa duket janë tërhequr nga gara për të firmosur me mbrojtësin e Kosovës. Sëfundmi në skenë ka dalë Malmo klubi më i madh suedez dhe më i titulluar në Allsvenskan, skuadër tek e cila aktivizohet edhe mbrojtësi i përfaqësueses kuqezi Binaku. Gjithsesi presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj nuk e lë të lirë Alitin nëse nuk arkëton vlerën e 500 mijë eurove, një shifër që konsiderohet e lartë kjo edhe nga Malmo, mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigjia e drejtuesve të klubit suedez.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...