Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Aliti: Të shmangim faullet afër zonës, çekët i mposhtim… me tifozët

Në krah të Samir Ujkanit, në konferencë për shtyp u shfaq edhe qendërmbrojtësi titullar i Kosovës, Fidan Aliti, i cili vlerësoi rëndësinë e dy takimeve eliminatore të radhës dhe bëri apel që skuadra të shmangë faullet afër zonës.

Deri tani jemi përballur me kundërshtarë pak a shumë të barabartë, por erdhi radha të ndeshemi me Çekinë e Anglinë. Si i shikon këto ndeshje?
Siç e tha edhe Samiri, Çekia ka shumë eksperiencë dhe lojtarë të mirë në ekip, ndaj i shoh si kundërshtarët tanë direkt për vendin e dytë, ndaj edhe takimi përballë tyre është shumë i rëndësishëm. Megjithatë luajmë në shtëpinë tonë dhe para tifozërisë tonë, ndaj besoj se do të marrim rezultat pozitiv. Janë dëmtuar shumë lojtarë, por nuk është problem, pasi të gjithë që janë këtu, kanë ardhur për shkak të kualitetit e cilësisë, ndaj do jenë të gatshëm të bëjnë më të mirën.

Trajneri Challandes pranoi se çekët janë shumë shtatlartë. Si mundet të përballohen këta lojtarë në goditjet standarde?
Kemi folur edhe në ekip për këtë situatë, pasi në goditjet standarde çekët janë shumë të rrezikshëm, ndaj duhet të kujdesemi që të shmangim goditjet nga këndi dhe faullet afër zonës, që t’u japim sa më pak shanse.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...