Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Alkool dhe drogë, skandal me futbollistët e Arsenalit

Foto dhe video kompromentuese, po shkaktojnë tërmet te klubi i Arsanalit. Mediat angleze kanë publikuar disa filmime, ku duken qartë futbollistë të Arsenalit duke thithur substanca si “hippy crack” dhe helium, por edhe shampanjë dhe vodka në një klub nate në Londër, gjatë muajit gusht.

“Yjet” të tillë si Mesut Ozil, 30 vjeç, Alexandre Lacazette, 27 vjeç, Pierre-Emerick Aubameyang, 29 vjeç, Matteo Guendouzi, 19 vjeç, dhe Sead Kolasinac, 25 vjeç, dallohen qartë nga pamjet e nxjerra nga kamerat e sigurisë të “Tape Club në Mayfair”.

Të tjerët duket se po inkurajojnë mesfushorin francez të thith gaz heliumi. Më pas ata qeshin kur ai zbret në njërën anë të divanit.

Gjermani duket se ofron një tullumbace edhe tek mesfushori Henrikh Mkhitaryan, 29 vjeç, i cili nuk pranon ta marrë atë.

Mbrojtësi gjerman me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi, 26 vjeç, u pa gjithashtu në xhirime, por nuk ishte duke konsumuar “hippy crack”, i njohur ndryshe si droga e hipikëve ose oksidi i azotit.

 

https://www.youtube.com/watch?time_continue=24&v=31gms4HoU0E

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...