Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

All Star Game, Stephen Curry me rekord, triumfon skuadra e LeBron

LeBron James realizoi koshin e fitores, rekord trepikëshash nga Steph Curry-t, por edhe shumë momente të tjera spektakolare që argëtuan publikun. All Star Game NBA 2022 u zhvillua në Cleveland dhe u fitua nga skuadra me kapiten “yllin” e Los Angeles Lakers, i cili mposhti skuadrën e Kevin Durant (mungoi për shkak të lëndimit) me rezultatin 163-160.

Siç ndodh gjithmonë, fokusohet në aspektin sulmues, me mbrojtjet praktikisht inekzistente për pjesën më të madhe të lojës. Luhet për të argëtuar publikun e Clevelandit.

Me kalimin e minutave, bëhet e qartë se mund të kthehet një natë historike për Steph Curry (i votuar MVP në fund të ndeshjes), i cili fillon të shënojë çdo gjuajtje midis çerekut të dytë dhe të tretë. Në fund janë bërë 16 trepikësha, rekordi i mëparshëm i përkiste Paul George. Curry e mbylli këtë All Star me 50 pikë në total, duke shënuar performancën e dytë më të mirë të të gjitha kohërave pas asaj të Anthony Davis (52 pikë).

Curry u përpoq të thyente edhe këtë rekord, por i humbi gjashtë tentativat e tij të fundit, duke e lejuar ekipin Durant të qëndronte në lojë. Shënuesit më të mirë pas Curry-t ishin Joel Embiid (skuadra Durënat) me 36 pikë dhe 10 “rebound” dhe Giannis Antetokounmpo (skuadra me LeBron), i cili gjithashtu realizoi “double-double”: 30 pikë dhe 12 “rebound”.

https://www.youtube.com/watch?v=yN4OM_NVgNQ

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...