Basketboll

“All Star Game”, zbulohen titullarët, Luka Doncic në histori

Asnjë befasi në zgjedhjen e titullarëve për përballjen e shumëpritur “All Star”. Kapitenë në skuadrat respektive do të jenë të njëjtët: Giannis Antetokounmpo në Lindje dhe LeBron James në Perëndim.

Talenti slloven, Luka Doncic, do të futet në histori si lojtari europian me moshë të të vogël që starton një një “All Star Game” si dhe do të jetë lojtari i parë 20-vjeçar ose më i vogël, që luan në “All Star” në 15 vitet e fundit.

Giannis Antetokounmpo, siç bëri vitin e kaluar, do të jetë kapiteni i skuadrës së Konferencës Lindore. Me 30 pikë, 12.9 “rebound” dhe 5.6 asistime për ndeshje, greku mbetet ndër pretendentët kryesorë për çmimin MVP.

Nga Lindja do të jenë dy debutues: Pascal Siakam (Toronto Raptors) dhe Trae Young (Atlanta Hawks), i cili, edhe përkundër performancës së dobët të ekipit të tij, ka fituar votat e duhura për të qenë pjesë e formacionit titullar. Joel Embiid (Philadelphia 76ers) dhe Kemba Walker (Boston Celtics) plotësojnë pesë të zgjedhurit e Lindjes.

Në Konferencën Perëndimore nuk pati befasi të mëdha. LeBron James mori përsëri shiritin e kapitenit dhe do të shoqërohet nga shoku i tij i skuadrës në Los Angeles Lakers, Anthony Davis (paraqitja e shtatë radhazi). Kaëhi Leonard, MVP i finales së kaluar në NBA, është gjithashtu pjesë e formacionit. Luka Doncic (Dallas Mavericks) do të debutojë në ndeshjen e “yjeve”, siç pritej, dhe i ka tejkaluar në të gjitha votat e James Hardenit (Houston Rockets). Tifozët, lojtarët dhe mediet e vendosën fenomenin slloven para pikëshënuesit më të mirë, “Mjekroshit” të NBA-së. Tifozët kanë kontribuar me 50% për qind të votave për të përcaktuar titullarët, ndërsa lojtarët dhe gazetarët që mbulojnë NBA jepnin nga 25% .

Rezultatet e votimit në Lindje: 

Rezultatet e votimit në Perëndim: 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency