Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Alla dhe Torasa i japin lamtumirën Flamurtarit

Vazhdojnë “firot” e lojtarëve kryesore te Flamurtari për shkak të pagave të prapambetura. Pas Busicit dhe Danilo Alvesit, nga klubi vlonjat janë larguar edhe mbrojtësi Albi Alla e mesfushori Agustin Torrasa. Konfirmimi vjen nga vetë futbollistët në fjalë nëpërmjet postimeve në rrjetin social Instagram.

“Që sot nuk do të jem më pjesë e Flamurtarit. Falënderoj çunat e ekipit për këto 6 muaj të kaluara në mënyrë të shkëlqyeshme së bashku. Një grup shumë i fortë që do e mbaj mend gjatë. Falënderoj drejtuesit e klubit për mirëkuptimin dhe presidentin Sinan Idrizi për mbështetjen e tij në lidhje që karriera ime futbollistike të ecë përpara dhe duke mos më krijuar asnjë lloj pengese. Do t’ju jem gjithnjë mirënjohës, qytetit të Vlorës dhe “Flotës”, shkruan mbrojtësi.

Edhe Torasa ka falënderuar grupin e lojtarëve me një postim të shkurtër për aventurën e tij te Flamurtari. Dy futbollistët pritet që karrierën e tyre ta vazhdojnë në kampionatin kinez ku kanë pasur ofertë nga një skuadër e kategorisë së dytë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...