Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Alla lider në Kinë, shënon dhe e krahasojnë me Pique!(Video)

Albi Alla që në fillim të kampionatit bëhet protagonist në Kinë. Mbrojtësi shqiptar jo vetëm që bëri një paraqitje të shkëlqyer në mbrojtje në fitoren e ekipit të tij Shaanxi Changan 3-0 ndaj Qingdao Huanghai por gjithashtu mundi të shënojë dhe një nga golat në këtë sukses duke kontribuar jo pak në fitoren e parë në kampionat të të tijve në javën e dytë. Skuadra e tij e dominoi takimin që në fillim dhe pasi e mbylli pjesën e parë në avantazh sigurinë e rezultatit ja dha Alla, që ndoqi një aksion në qendër të zonës dhe pas një fluturimi në zonë me kokë mundi të shënojë golin e 2-0 me trajnerin që festoi si i çmendur në stol. Paraqitjet e Allës janë vlerësuar dhe nga shtypi kinez që e ka krahasuar lojën e 26-vjeçarit me atë të yllit të Barcelonës, Gerard Pique. Alla është përshtatur mjaft mirë në kampionatin kinez dhe paraqitja e tij e fundit e ka konfirmuar këtë me lojtarin që është shndërruar shumë shpejt në një prej futbollistëve më të mirë të skuadrës së tij.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...