Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Allegri: Çdo vit flisni për largimin tim, por besoj te projekti i klubit

Massimiliano Allegri ka dalë sot para gazetarëve, ku ka folur në prag të derbit të Torinos, që është programuar të luhet nesër në mbrëmje.

Tekniku i Juventusit është pyetur sërish për të ardhmen e tij, por ka ngulmuar se do të vijojë punën në stolin bardhezi, për vitin e 6 radhazi, pasi beson te projekti i klubit.

“Shumë shpejt do të ulem me presidentin për të programuar sezonin e ardhshëm. Çdo vit në këtë periudhë flitet për largimin tim, por ja që plotësova 5 sezone këtu dhe tani kam vendosur të rri edhe një të 6, pasi besoj te projekti i klubit”, tha tekniku bardhezi.

Më pas Allegri foli edhe për sfidën ndaj Torinos, një kundërshtar që po luan për objektivin madhor, renditjen në zonën Champions, ndryshe nga bardhezinjtë që kanë mbyllur llogaritë me kampionatin.

“Ndaj tyre nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi kanë një objektiv madhor përpara dhe janë maksimalisht për motivuar. Duhet të bëjmë një garë të madhe, të jemi solidë dhe të fortë, pasi ndryshe mund të komplikojmë punën”, tha Allegri.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...