Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Allegri: Çështja “Bonucci”? Telenovelat jepen në kanalin 5, për Pogba-n më vjen keq!

Juventus do të ndeshet me Lazion këtë të shtunë, duke nisur nga ora 15:00, takim i vlefshëm për javën e katërt të Serie A dhe që për publikun shqiptar do të transmetohet në SuperSport/Digitalb.

Duke folur për mediet në prag të këtij takimi, trajneri i “bardhezinjve” është pyetur në veçanti për dy çështje, “Bonucci” dhe “Pogba”.

Lexoni edhe:

A keni ndonjë gjë për t’iu përgjigjur Bonuccit?

“Mendoj se nuk ka asgjë për të thënë, kemi thënë shumë dhe nuk ka asgjë për të shtuar. I uroj suksese në karrierën brenda dhe jashtë futbollit”.

Ti dhe Bonuçi keni dy versione të ndryshme të historisë…

“Telenovelat janë në kanalin 5 dhe nuk më pëlqejnë shumë. Leonardos i uroj fat, ai shkoi në një ekip që luan në Champions League, do të jetë gjithashtu i rëndësishëm në një nivel motivues”.

Më shumë probleme jashtë fushës me rastin e Pogba?

“Ne jemi të përgatitur mirë për çështjet jashtë fushës. Për Pogba më vjen keq për situatën, por nuk kam asgjë tjetër për të shtuar sepse ka një procedim në proces, ka njerëz të përfshirë dhe preferoj të pres përfundimin e procedurës.”

Lajme të tjera

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...

Gjermani

Julian Nagelsmann ka folur për herë të parë si trajner i kombëtares së Gjermanisë. Në një prononcim për mediet, ish-tekniku i Bayern Munich u...