Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Allegri drejt Premier League, kandidati kryesor për stolin e Arsenalit!

Preferoi që të qëndronte për disa kohë pushim, por ndoshta as vetë Massimiliano Allegri nuk e kishte menduar që këto pushime do të zgjasnin kaq shumë. Një kalim tek PSG dukej i mundshëm, por tashmë kjo pistë ka rënë, pasi sheikët e klubit parizien kanë përzgjedhur Pochettinon. Gjithsesi emri i Allegrit vazhdon të përmendet në ligat më të rëndësishme dhe tashmë duket se Premier League do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

Manchester United ishte një prej klubeve që e ka kërkuar, por tashmë që “Djajtë e Kuq” po kalojnë një moment të mirë, ka bëre që Solskjaer të vazhdojë e drejtojë ekipin, ndërkohë që po në Premier League Arsenali është klubi i radhës që kërkon Allegrin. Arteta është një hap larg shkarkimit për shkak të formës së dobët po përjetojnë në kampionat, 14 ndeshje në kampionat për topçinjtë e Londrës, 14 pikë të grumbulluara dhe vetëm 4 fitore.  Shume pak për ambiciet e Arsenalit. 12 gola të shënuar në total e bëjnë sulmin e topçinjëve më të dobtin që ka Premier League. Ndërkohë klubi rrezikon dhe rënien me këto rezultate.

Drejtuesit kërkojnë një trajner që të rikthejë suksesin te skuadra dhe Massimiliano Allegri është profili i duhur për një skuadër si Arsenali.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...