Serie A

Allegri: Dybala problem me penalltitë, nëse ka përballë portierë shqiptarë

Massimiliano Allegri nuk ka qenë aspak i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, veçanërisht në pjesën e dytë, kur edhe humbën takimin ndaj Lazios. Gjithsesi, trajneri juventin duket se i ka gjetur shkaqet e humbjes së sotme, që janë fati dhe Strakosha.

“Nëse do të ishte Strakosha i javëve të tjera, Higuain do të shënonte, por ky i sotmi ishte i pakalueshëm. Pastaj goditëm edhe shtyllën, si dhe humbëm penallti në fund, edhe kjo për meritë të portierit të Lazios”, tha Allegri.

I pyetur nëse Dybala ka ndonjë problem me goditjen e penalltive, Allegriu u përgjigj me humor: “Vetëm kur ka përballë portierë shqiptarë”.

To Top