Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Allegri është një trajner me fat”, Mourinho show pas fitores: Ishte gati të shpërthente Colosseo

Pas një disfate të rëndë si ajo ndaj Genoas me shifrat 4-1, Roma u rikthye te fitorja me verdhekuqtë që mposhtën në Olimpico, Frosinonen me shifrat 2-0. Lukaku në pjesën e parë dhe Pellegrini në pjesën e dytë i mjaftuan kryeqytetasve që do të tentojnë të gjejnë vazhdimësinë për të mos komplikuar edhe më shumë rrugën në kampionat.

Pas kësaj fitoreje, në konferencën për shtyp më i çliruar shfaqet edhe trajneri Jose Mourinho. Portugezi theksoi se nëse skuadra e tij nuk do të fitonte atëherë në Romë do të “shpërthente” Colosseo ndërsa u shpreh se ai nuk ka një organikë të pasur si ajo e Juventus duke e konsideruar kolegun e tij Allegri, një trajner me shumë fat.

“Dybala? Fizikisht është në limite dhe nuk do të luaj në Europa League të enjten. Por, më duhej ta aktivizoja sepse kjo fitore ishte shumë e rëndësishme dhe pa këto tre pikë kam frikë se do të “shpërthente” Colosseo ose do të kishim një sulm në San Pietro.

Lexo edhe: 

Të rinjtë? Më duhet që t’i rikthej djemtë në gjendjen e duhur emocionale. Ndicka vjen nga Bundesliga dhe futbolli italian ndryshon, është më shumë taktik. Nuk është shumë i fortë në duele, por luan mirë me topin. Aouar ka nevojë për kohë, ndërsa më gati duket Renato Sanchez. Sigurisht, këtu nuk përfshij Lukakun që e njohim. Kemi probleme me dëmtimet dhe të enjten nuk do të jenë Smalling dhe Llorente. Më pas për ndeshjen ndaj Cagliarit do të duhet një mrekulli. Pashë Juventusin dhe kur pati probleme Bremer, u aktivizua Rugani. Në atë moment mendova që Allegri është një trajner me shumë fat.

Lukaku? Nëse Lukaku nuk do të shënonte atëherë do të më vendosnin në qendër të akuzave. Të paktën për këtë nuk do të më fajësojnë sepse ai po shënon. Jam i lumtur për fitoren pasi kërkohej një reagim shumë i fortë pas asaj humbje me Genoan, duhej një forcë e madhe psikologjike”, u shpreh Mourinho.

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....