Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Allegri futet në mendjen e futbollistëve”, Pjanic: Nuk e kam parë kurrë të ankohet

Pas një starti tejet të dobët, Juventus është rikthyer pretendent në Serie A falë tetë fitoreve radhazi. Prova e vërtetë për bardhezinjtë do të jetë ndeshja ndaj Napolit kryesues që do të tregojë nëse torinezët mund të luftojnë për titullin. Ndërkohë, meritat për ringritjen e “Zonjës së Vjetër”, ish-mesfushori i bardhezinjve ia adreson të gjitha trajnerit Massimiliano Allegri. Boshnjaku që aktivizohet në radhët e Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe, u shpreh se Allegri është nga ata trajnerë që futet në mendjet e futbollistëve.

“E ndjek rregullisht Juventusin, i kam parë pothuajse të gjitha ndeshjet e bardhezinjve këtë sezon. Rilindja e skuadrës? Djemtë përjetuan një periudhë të ndërlikuar në fillimin e sezonit dhe pastaj kur nis një krizë e tillë atëherë ndeshjet bëhen njësoj sikur luan ndaj PSG ashtu edhe ndaj vendit të fundit në Serie A pasi në skuadër nis një ndjenjë pasigurie.

Por, e kam thënë gjithnjë se i vetmi që mund ta nxirrte skuadrën nga kjo gjendje ishte Massimiliano Allegri. Allegri është nga ata trajnerë që dinë si të futen në mendjen e një futbollisti, ai di t’i mbajë të qetë futbollistët në momentet më të vështira. Unë nuk e kam parë kurrë Allegrin të ankohet dhe ai merr më të mirën nga çdo situatë, e menaxhoi situatën në mënyrën më të mundshme”, u shpreh Allegri.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...