Leonardo Bonuccit nuk i del inati për mënyrën si u trajtua nga Juventus në vitin e tij të fundit të karrierës. Mbrojtësi që u transferua nga bardhezinjtë tek Union Berlin në Bundesliga, flet për herë të parë duke zbuluar detaje të reja nga ditët e tij të fundit si lojtar i torinezëve.
Bonucci theksoi se Massimiliano Allegri gënjen kur shprehet se e kishin lajmëruar se nuk bënet pjesë në planet e klubit ndërsa shtoi se ai i kishte komunikuar të gjithëve se ishte i gatshëm të qëndronte edhe në stol, thjesht për të ndihmuar të rinjtë.
“Trajneri i Juventusit ka thënë disa të pavërteta në publik. Nuk është e vërtetë ajo që pretendohet nga klubi se mua më është komunikuar vendimi për t’u larguar në muajin shkurt. Në maj unë ia kam bërë të qartë drejtuesve dhe stafit se isha i gatshëm të qëndroja edhe nëse do të isha një zgjedhje e pestë apo e gjashtë, thjesht doja të ndihmoja të rinjtë në procesin e rritjes.
Lexoni edhe:
- Triumfi ndaj Rumanisë, Duka: Urime Kombëtares U21 për fitoren që na dhuroi emocione të mëdha!
- FOTO/ Reagon sërish Vojvoda: Turp për Rumaninë, krenaria jonë më e madhe që jemi shqiptarë!
- “Jam tifoz i Interit”, Asllanin e nderojnë me çmimin e talenteve: Kënaqësi e madhe!
- Pas super formës me Kombëtaren, Ramadani nis menjëherë punën me Lecce për transfertën e Monzas
Ka qenë korrik kur Giuntoli më njoftoi se nuk do të isha pjesë e klubit, madje më erdhi në shtëpi duke më thënë se prezenca ime në fushë do të pengonte rritjen e skuadrës. Më turpëruan sepse unë jam nga ata që kam më shumë se 500 ndeshje me klubin. Më vjen shumë mirë për respektin që treguan shokët e skuadrës, por edhe lojtarë nga klube të tjera që u solidarizuan me mua për atë sjellje të shëmtuar nga ana e klubit”, u shpreh Bonucci.
