Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Allegri humb besimin e drejtuesve, Juve pret lirimin e ish-trajnerit

Juventus po kalon një periudhë të dobët nën drejtimin e Massimiliano Allegri. “Zonja e vjetër” pësoi një tjetër humbje surprizë në kampionat, përballë Monzës që shkroi historinë me arritjen e fitores së parë në elitën e futbollit italian.

Presioni është rritur te Allegri, i cili nuk ka më as mbështetjen e lojtarëve dhe një shkarkim i tij nga posti i trajnerit mund të ndodhë nga momenti në moment.

Mediat angleze dhe ato italiane kanë raportuar se te Juventus mund të ndodh një tjetër rikthim i madh, pasi ekzistojnë disa spekulime në lidhje me një kalim të mundshëm të Antonio Conte në Torino.

53-vjeçari është në krye të Tottenham që prej vitit 2021 dhe kontrata e tij përfundon në fundin e sezonit që sapo ka nisur. Drejtuesit e “Spurs” ende nuk i kanë ofruar rinovimin e kontratës trajnerit italian dhe për këtë arsye po flitet gjithnjë e më shumë për një rikthim të Contes te Juventus.

Italiani i drejtoi “bardhezinjtë” për 3 sezone nga viti 2011 deri në 2014 dhe arriti të fitonte tre kampionate të Seria A, megjithatë ai u largua për shkak të përplasjes që pati me presidentin Agnelli në lidhje me transferimet në merkaton verore.

Conte ka deklaruar se është i lumtur te Totteham dhe se është i hapur për të zgjatur bashkëpunimin, por një rikthim në vendin e lindjes mund ta tundoj italianin, i cili për dy sezone ka drejtuar edhe Interin, ku 53-vjeçari arriti një tjetër sukses të madh me fitimin e titullit të Seria A me zikaltrit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...