Serie A

Allegri: Interi rival shumë i fortë, ja dilemat që kam për formacionin!

A mund të jetë sfida e kampionatit Juventus-Inter më pak e rëndësishme nga ajo e Young Boys-Juventus? Përgjigja pohuese vjen nga tekniku i bardhezinjve Massimiliano Allegri, i cili në konferencën për shtyp në vigjilje të derbit të Italisë deklaron diçka të tillë dhe nuk e bën këtë vetëm për të ulur tenisonin që parashikon kjo përballje.

“Mes asaj të së premtes dhe sfidës së të mërkurës nuk ka dyshime se kjo e fundit ka më shumë prioritet për ne. Me Interin luajmë për rezultatin e një sfide me Young Boys shumë më tepër, pasi  bëhet fjalë për vendin e parë në grup në Champions. Me Barcelonën, Realin dhe  City-in që janë drejt vendit të parë  logjika është e saktë edhe pse krijon një farë përshtypjeje ky artikulim”.

Gjithsesi, për sfidën ndaj rivalëve historikë të Interit trajneri juventin deklaron se seanca stërvitore do të jetë shumë më e rëndësishme se zakonisht pasi ka dyshime lidhur me formacionin.

 “Bentancur ka pësuar një bllokim në shpinë, ndaj nëse nuk do të jetë i gatshëm ose do të zbresë në fushë Emre Can ose do të luajmë në një formë tjetër. Por edhe nëse Emre Can do të zbriste në fushë sigurisht që nuk do të mund të luante për 90 minuta. Mund të jetë edhe Cuadrado në vend të Bentancur por në këtë mënyrë do të më duhej të ndryshoja treshën e parë.  Reparti i mbrojtes është i gjithi i gatshëm por mund të ndryshojmë diçka edhe aty. Jam duke reflektuar për të bërë zgjedhjet më të mira. Kjo është një ndeshje për të cilën motivimi vjen natyrshëm, është si një sfidë e madhe Championsi. Një mbremjë e bukur plot sharm, me dy skuadra që kanë shkruar historinë. Inter dhe Napoli janë ekipet antagoniste për ne. Pikërisht Napoli vitin e shkuar arriti në 91 pikë dhe mori shërbimet e Ruiz një lojtar i shkëlqyer. Nga ana tjetër Interi luan, ka kualitet teknik dhe shpejtësi, për më tepër një organikë të pasurv me  Icardin një finalizues të jashtëzakonshëm. Një ekip gjithnjë në rritje me një teknik që punon shumë, me Perisic, Politanon, Joao Mario, Brozovic, Asamoah De Vrij me pak fjalë një super rival”.

Ndërsa nuk kursen komplimentet për kundërshtarët zikaltër Allegri ka disa këshilla për bardhezinjtë e tij:

“Pika jonë e dobët është kur nuk jemi kompakt si skuadër. Kemi ende shumë ndeshje përpara dhe sfida direkte. Kampionati fitohet në maj ndaj deri atëhërë nuk duhet të shfaqemi vulnerabël në asnjë moment. Për më tepër përfitoj nga rasti të uroj Andrea Agnellin për ditën e lindjes, është një njeri i vendosur, dhuntia më e mirë për një drejtues të madh”.

 

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top