Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Allegri: Jam i zhgënjyer, për Championsin na duhen edhe…

Juventus’ head coach Massimiliano Allegri reacts during the Serie A soccer match between Juventus Fc and Fiorentina at the Juventus stadium in Turin, north west Italy - Sunday, April 7, 2024. Sport - Soccer . (Photo by Fabio Ferrari/LaPresse)

Juventusi barazoi 0-0 me Torinon në derbi dhe zgjati serine negative si mysafir me pesë ndeshje radhazi jashtë pa fitore. Në konferencën për shtypin pas ndeshjes Allegri, trajner i “Zonjës së Vjetër”, nuk e fshehu zhgënjimin për mungesën e suksesit.

“Jemi të zhgënjyer. Në pjesën e parë bëmë mirë, në pjesën e dytë u zmbrapsëm, por patëm situata që duhej t’i shfrytëzonim më mirë.”

A duhej më shumë nga sulmi?

Dusan (Vlahovic) pati raste dhe nuk shënoi, ai është i zhgënjyer.

Lexo edhe:

Sa pikë duhen për të siguruar pjesëmarrjen në Champions?

Gjëja e rëndësishme është të sigurojmë kualifikimin në këtë kompeticion. Do të përpiqemi të grumbullojmë sa më shumë pikë. Do të shkojmë në Cagliari të premten dhe më pas do të kërkojmë finalen. Mendoj se na duhen ende shtatë pikë.

Një pikë e fituar apo dy të humbura?

“Është një pikë…Ne e pranojmë. Gjithmonë ekziston zhgënjimi që nuk kemi marrë tri pikë, por nëse nuk do t’i kishim humbur ato ndeshje do të kishim qenë në një vend më të mirë.”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...