Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Allegri: Juve në formë, Higuain do shpërthejë

Juventus kërkon të kalojë pengesën Lazio. Për bardhezinjtë ndalesa e radhës do të jetë ndaj skuadrës së Simone Inzaghit, i cili vetëm 2 muaj më parë arriti të fitonte përballë tyre në finalen e Superkupës së Italisë. Nga ai moment e deri më sot gjërat kanë ndryshuar, por Lazio po tregon që është një rival i fortë dhe gëzon një formë të shkëlqyer  dhe për këtë fakt tekniku i Juventusit, Massimiliano Allegri  është i vetëdijshëm.

“E dimë shumë mirë që përballë do të kemi një rival të fortë që ka treguar nivel të lartë loje si në kampionat ashtu edhe në Europë. Janë të stërvitur mirë dhe kanë një lojë të organizuar. Në duhet të bëjmë një hap të madh përsa i përket kualitetit dhe për të qënë kompetitiv gjatë gjithë sezonit. Duhet të anulojmë momentet ku nuk luajmë dhe ato pak raste kur rreshtim së mbrotjuri. Na pret një vit i vështirë, por përsa i përket takimit, duhet të japim më të mirën për të fituar.

Më pas Allegri bën një analizë të përgjithshme të skuadrës, gjëndjes së futbollistëve, formacionit, por edhe sistemit VAR.

“Ekipi gëzon një formë të mirë. Higuain ndihet i motivuar dhe në formë optimale. Gjithashtu mund të them se edhe Mandzukic e ka kaluar dëmtimin është stërvitur me pjesën tjetër të grupit dhe është në dispozion. Buffon do të jetë në portë. Khedira gjithashtu e ka kaluar dëmtimin. Përsa i përket Marchisios, Pjanic dhe De Sciglio u duhet ende kohë. Për sistemin VAR unë mendoj se është i nevojshëm dhe nuk kam asgjë kundër.”

Konferencën e tij për shtyp numri një i stolit të kampionëve të Italisë e mbylli duke deklaruar se nuk firmos për barazim ndaj Lazios.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...