Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Allegri: Kartoni i kuq ishte i drejtë, ja pse u nervozova

Massimiliano Allegri ishte një furi e vërtetë pas golit të katërt të Interit dhe arbitri Valeri nuk ngurroi t’i tregojë kartonin e kuq, megjithatë pas ndeshjes tekniku bardhezi shpjegon atë që ndodhi dhe kërkon ndjesë për sjelljen.

“Një person nga pankina e Interit më shkeli dhe u nervozova. Reagova keq, ndaj kartoni i kuq ishte i drejtë. Më vjen keq për humbjen, pasi bëmë një ndeshje shumë të mirë, por duhet ta harrojmë sa më shpejt dhe të shohim përpara”, deklaroi trajneri bardhezi.

Allegri nuk ngurroi të komplimentojë arbitrin Valeri për mënyrën si mbajti ndeshjen dhe pranoi se diferenca me Interin duhet ngushtuar duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

“Bravo Interi për fitoren, por edhe Valeri për arbitrimin. Ndeshje të tilla janë të vështira, por ai vendosi drejt dhe me autoritet. Ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të minimizojmë diferencën me Interin, që është dukshëm më i fortë”, u shpreh Allegri.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...