Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Allegri me këmbë në tokë: Çështja titull nuk është mbyllur ende

Fitorja ndaj Atalantës e cila ishte e 12-ta radhazi për Juventusin i dha një bonus të rëndësishëm skuadrës së Allegrit në garën për titull në Serie A, por edhe diferenca me Napolin ka shkuar në 4 pikë kur mbeten edhe 10 javë për t’u luajtur, trajneri i bardhezinjëve nuk zhbalancohet dhe mendon se çështja titull nuk është mbyllur, pasi Napoli është aty i aftë për të përfituar nga çdo gabim i Juventusit.

“ Nuk mund t’i lejojmë vetes asnjë hap fals as në takimet e ardhshme sepse Napoli është aty. Kam në përbërje një grup futbollistësh të jashtëzakonshëm dhe dëshira e këtyre djemëve ëqshtë të fitojnë titullin e 7-të rradhazi, për të shkuar sa më larg në Champions League dhe për të triumfuar në Kupën e Italisë. Megjithatë praktika titull nuk është mbyllur ende, nuk duhet ta bëjmë kurrë gabimin dhe të mendojmë se e kemi fituar kampionatin”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...