Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Allegri merr kritika edhe nga Serbia: Faji i Juventusit nëse Kostic nuk funksionon!

Massimiliano Allegri dhe Juventus janë autorë të një starti tejet të dobët këtë edicion teksa bardhezinjtë përveç rezultateve që po mungojnë si në kampionat e në Europë, nuk ushqejnë shpresë as me lojën që aplikojnë në fushë.

Sigurisht, në këtë pikë kritikat më të mëdha janë për teknikun Allegri ndërsa së fundmi, livornezi dhe skuadra bardhezi “goditen” edhe nga Serbia aty ku trajneri i parë i Filip Kostic (lojtarit të transferuar këtë verë te Juventus nga Eintracht Frankfurt) thekson se anësori nuk po funksionon për faj të italianëve. Vlad Capljic, shprehet se lojtari gjithnjë ka ditur të jetë protagonist.

“Juventus vuan dhe nuk funksionon në fushë, por e sigurt është se nuk ka faj Kostic për këtë. Megjithatë, bardhezinjtë mbeten një nga ekipet më të mira në Europë dhe mendoj se do ta gjejnë një mënyrë për t’u ringritur. Dhe, të jeni të bindur se kur ta bëjnë këtë, Kostic do të jetë një prej protagonistëve më të mëdhenj. Kështu ka qenë gjithë karrierën e tij dhe nuk kam dyshim se do ta bëjë këtë edhe me Juventusin”, tha Capljic.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...