Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Allegri: Moment delikat, Udinese e fortë dhe do patjetër pikë!

Massimiliano Allegri ne konferencën për shtyp në prag të transfertës me Udinezen parashikon një përballje të vështirë ndaj një kundërshtari që kërkon pikë, pas një ecurie negative.

“Jemi në një moment delikat, por edhe ata kanë nevojë për pikë. Do të jenë shumë të kujdesshëm dhe të disiplinuar ndaj nesh. Duhet të tregojmë formën tonë më të mirë dhe të jemi në lartësinë e duhur. Udinese është një skuadër fizike dhe me individë shumë cilësorë.”

Trajneri “bardhezi” sqaroi situatën e individëve të vecantë, duke nisur nga Paulo Dybala.

“Është kthyer nga Argjentina i sëmurë me grip, për këtë arsye nuk luajti në ndeshjen paraardhëse. Problemet jashtë fushë do të dijë s’i t’i kalojë, sepse ka karakter. Ai është i qetë dhe do të luajë ndaj Udineses. Luan edhe Rugani, ndonjëherë edhe atij i ndodh të mos jetë pjesë e formacionit. Kam grumbulluar Marchision, por jo francezin Matuidi, ndërsa Pjaca do të stërvitet me të rinjtë sa të fitojë formën.

Në fund Allegri theksoi se Juventusi duhet të jetë më i kujdeshshëm në prapavijë, pasi ka pësuar 5 gola në tri ndeshje në transfertë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...