Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Allegri: Ndaj Crotones, e ndaluar të gabojmë

Juventusi do të zbresë në fushë të dielën në mbrëmje, ku do të presë Crotonen, në një takim ku 3-pikshi është detyrim. Bardhezinjtë vijnë pas një humbjeje befasuese ndaj Sampdorias dhe një barazimi me Barcelonën në Champions, që i kushtoi shtyrjen e kualifikimit, për në ndeshjen e fundit të grupit.

Pas 13 javësh kampionat, Juventusi e shikon veten 4 pikë larg Napolit dhe Allegri bën thirrje për fitore ndaj Crotones modeste, për të ruajtur ritmin e kryesuesve.

“Ndaj Crotones është e ndaluar të gabojmë. Do të kërkojmë patjetër fitoren, për të ruajtur hapin e kryesuesve. Nuk mendoj se po kalojmë vështirësi, përkundrazi, po vërej rritje nga ndeshja në ndeshje”, tha Allegri.

Trajneri i bardhezinjve komentoi fromacionin që do të zbresë në fushë nesër në mbrëmje, por edhe skemën e përdorur në javët e fundit.

“Ne kemi një skuadër që mund të luajë në mënyra të ndryshme dhe kjo më bën komod, pasi mund t’i përshtatem kundërshtarëve. Gjithsesi, nuk bëj pjesë te ata trajnerë që besojnë se skema është shumë e rëndësishme, sepse kam qenë gjithmonë i bindur se kryesorja është mënyra e interpretimit të takimit. Nesër do të mungojë Chiellini, Cuadrado, Bernardeschi dhe Khedira, ndërsa në portë do të luajë Buffon. Është një moment i vështirë, pasi më duhet të menaxhoj edhe energjitë e lojtarëve, sepse duhet të jemi në maksimumin e formës, në muajin mars, kur intensiteti i sezonit të ketë arritur kulmin”, tha Allegri.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...