Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Allegri ndan drejtuesit e Juves: Nedved kërkon largimin, por Agnelli e mban në punë

Allegri rri, Allegri largohet. Ecuria e dobët e Juventusit në këtë fillim sezoni ka ndarë në dysh ambientin, me tifozët që shumica janë rreshtuqar kundër trajnerit, ndërsa drejtuesit janë ende të dyzuar.

Paga e lartë e trajnerit, që ka kontratë deri në 2026-ën, ka bërë që presidenti Agnelli dhe administrator Arrivabene të këmbëngulin për qëndrimin e Allegrit, të paktën deri para nisjes së Botërorit, me shpresën që situata do të ndryshojë.

Nga ana tjetër është Pavel Nedved, që asnjëherë nuk ka pasur marrëdhënie të mira me Allegrin dhe po shtyn të dëgjohet zëri i tifozëve për shkarkimin e tij, për të shfrytëzuar edhe ndërprerjen e kampionatit.

Gjithsesi duket e sigurt që trajneri do të marrë edhe njëherë besimin, por muaji tetor do të jetë vendimtar për fatin e tij, pasi nëse deri para Botërorit situate nuk ndryshon ndjeshëm për mirë, atëherë pritet ndërhyrja.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...