Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Allegri në telashe para Napolit, humb dy mesfushorë titullarë

Allegri në telashe para Napolit, humb dy mesfushorë titullarë
Allegri në telashe para Napolit, humb dy mesfushorë titullarë

Juventusi mori një fitore me vuajtje ndaj Frosinones, duke shënuar vetëm në shtesë golin me vlerë 3-pikëshe, teksa kostoja ka qenë mjaft e lartë për bardhezinjtë e Allegrit. Kjo pasi mesfushorët Adrien Rabiot dhe Weston McKennie kanë mbetur të dëmtuar dhe do të mungojnë për të paktën dy javë.

Në këto kushte, Allegri do të përballet me një emergjencë në mesin e fushës për transfertën e të dielës në mbrëmje ndaj Napolit në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Tekniku bardhezi do të duhet të modifikojë mesfushën, duke rikthyer Mirettin në formacion, i cili nuk ka bindur sa herë që i është dhënë mundësia, por edhe Nicolusi Caviglian, i cili mund të rreshtohet para mbrojtjes, për të spostuar Locatellin në krah.

Lexo edhe:

Gjithsesi nuk përjashtohet edhe mundësia që Allegri të ndërrojë skemë, për të shkuar te një 4-2-3-1, në mënyrë që të përdorë lojtarë të tjerë për të kompensuar mungesën e mesfushorëve.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...