Serie A

Allegri ‘ngre në qiell’ Higuainin: Është një nga më të mirët

Massimiliano Allegri nuk e ka fshehur lumturinë, pas fitores së marrë në ‘San Siro’, ndaj ish skuadrës së tij, Milanit. Trajneri i bardhezinjve vlerësoi lojën e futbollistëve të tij, ndërsa veçoi paraqitjen e argjentinasit Higuain.

“Higuain është një nga sulmuesit më të mirë në botë, mjaft që të gjejë kondicionin e duhur fizik. Sot bëri një ndeshje mjaft të bukur, jo vetëm për dy golat vendimtarë. Ai është një pikë e mjaft e fortë e jona, prej ku duhet të nisemi, ndaj është e rëndësishme që të jetë në formë dhe të dhurojë paraqitje të tilla”, tha Allegri.

Trajneri i Juventusit vlerësoi edhe kompaktësinë në mbrojtje, e cila çedoi vetëm në momentin e traversës së Kaliniçit, ndërsa pjesën tjetër të lojës ishte në lartësinë e detyrës.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency