Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Allegri: Pjesa e parë tmerr! Duhej t’i zëvendësoja të gjithë

Juventusi mori një pikë në Sardenja. Bardhezinjtë zhvilluan një pjesë të parë të dobët ndaj Cagliarit, duke pësuar dy gola.

Më pas reaguan dhe në fund patën fat falë autogolit të Dossenës. Me takimin që përfundoi në barazim 2-2.

Trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Max Allegri nuk i kurseu kritikat për lojën e ekipit të tij në prononcimin pas ndeshjes, ku ndër të tjera tha:

Pjesa e parë ishte për t’u harruar. Ata na kapën 7 herë në kundërsulme! Nuk e kuptuam ndeshjen, gabuam gjithçka në 45 minutat e para.

Lexo edhe: 

Nuk fituam asnjë duel! I humbëm të gjithë topat. Duhej t’i zëvendësoja të gjithë, përfshirë edhe veten time…

Cagliari vrapoi më shumë se ne. Në pjesën e dytë ata ranë disi, ndërsa ne u përmirësuam në aspektin teknik.

Djemtë u treguan të aftë më pas, por ndikoi edhe lodhja e Cagliarit. Që nuk po na ‘mbyste’ me presingun lart“, u shpreh tekniku i Juventusit.

Skuadër që ka performuar shumë dobët periudhën e fundit. Dhe tashmë rrezikon të humbasë edhe vendin e tretë në Serie A.

VIDEO/ Juventusi i rrëmben pikën Cagliarit, rrezikon vendin e tretë?

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....